Përballoni çdo ditë me efikasitet

SonoScape P9 Elite

Teknologji të jashtëzakonshme imazherie

Ergonomik dhe i lëvizshëm, P9 Elite lehtëson dhe e bën më të rrjedhshëm çdo hap të ekzaminimit. Në shërbim të shëndetit të gruas gjatë gjithë jetës, SonoScape P9 Elite i përgjigjet me kujdes kërkesave klinike, duke ofruar një platformë të thjeshtë në përdorim dhe imazhe me rindërtim 3D (3D rendering), të cilat ndihmojnë më mirë në zbulimin e problemeve fizike dhe nevojave të kujdesit shëndetësor.

SonoScape P9 Elite

  • Teknologjia e imazherisë μ-Scan e gjeneratës së re përmirëson ndjeshëm vizualizimin e organeve dhe lezioneve. Rezolucioni i lartë i kontrastit eliminon artifaktet e zhurmës (speckle), duke ruajtur njëkohësisht strukturën reale të indeve.

  • Si një teknologji e re inovative, SR Flow përmirëson aftësinë për të detektuar sinjalet e fluksit me shpejtësi të ulët. Ajo gjithashtu përmirëson rezolucionin hapësinor dhe shmang mbivendosjen e sinjalit (overflow) për t’u ofruar përdoruesve informacion real hemodinamik.

  • Me WideScan, imazhi ekografik mund të zgjerohet gjatë skanimit në kohë reale duke përdorur sonda lineare ose konvekse, për një pamje më të plotë të lezioneve të mëdha ose të strukturave anatomike.

  • Përmes kombinimit të Dopplerit me ngjyra (color flow) dhe ekografisë panoramike në kohë reale, vizualizimi i qarkullimit të gjakut në një venë apo arterie të tërë tashmë është një proces mjaft i thjeshtë. I realizuar në kohë reale për komoditetin e mjekëve ekografistë, çdo pasaktësi gjatë ekzaminimit mund të gjurmohet pas dhe të korrigjohet me lehtësi, pa pasur nevojë të ndërpritet skanimi.

Duhet të regjistroheni ose të kyçeni për të parë broshurën.

Kërko

Search